rreth nesh
Kush jemi ne?
“AK Studio Consulting”, U themelua në Prill 2018 nga Z. Aleksander Zefi, Studio jonë është projektuar dhe dedikuar, tek nevojat e biznesit dhe individëve, që kërkojnë të mbështetën tek profesionalizmi i zgjedhjes së situatave te krijuara.
“AK Studio Consulting”, ofron një paketë të plotë shërbimesh, dedikuar në “Këshillim dhe Edukim Profesional” për subjektet dhe individet si : Sherbime Auditimi, Financiare, Fiskale, Vlersimi të Pasurive Paluetshme, Tatimore, Doganore si dhe Qënder Trajnimi të Formimit Profesional e akredituar nga Ministria e Financave dhe Ekonomise sipas Lic: LN-2331-05-2021, për ofrimin e Kurseve në Fushën e Kontabilitetit dhe Fiskaliteti. Synimi ynë është ngritja e një strukture për të mbështetur klientët tanë në punën dhe detyrat e tyre të përditshme duke ofruar shërbime të personalizuara për ta.
Skuadra e jonë përbëhet nga Ekspert Fiskal, Auditues të Brenshem të Çertifikuar ne sektorin Privat dhe Publik, Vlersues të Pasurive te Paluetshme si dhe Specialistë të fushes së ligjislacionit Tatimor dhe Doganor, të cilët kanë kaluar përvoja në trajtimin e situatave të ndjeshme dhe komplekse tatimore dhe doganore.
Profesionalizmi, dhe përkushtimi ndaj fushës së: Financës, Auditimit, Vlersimit, Fiskalitetit dhe Kontabilitetit, është baza që studio jonë mbështetet në ofrimin e shërbimeve ndaj klienteve .
Synimi ynë është ofrimi sa më cilësor i shërbimeve për klientët tanë dhe ti ndihmojmë ata në zgjidhjen sa më të shpejt dhe efektive të kërkesat e tyre.