Çfarë ofrojmë

Shërbime për Biznesin e Madh dhe të Mesëm

 AK Studio Consulting ofron shërbime profesionale për bizneset e mëdha dhe të mesme, duke i mbështetur në menaxhimin financiar, fiskal dhe administrativ të aktivitetit të tyre. Qëllimi ynë është të ndihmojmë bizneset të operojnë në përputhje me legjislacionin dhe të përmirësojnë performancën e tyre financiare.
 
Shërbimet tona përfshijnë:
 
Kontabilitet dhe Raportim Financiar
•Mbajtje e kontabilitetit të informatizuar
•Hartim dhe mbyllje të pasqyrave financiare vjetore
•Përgatitje raportesh financiare për menaxhimin e biznesit
 
Deklarime dhe Procedura Tatimore
•Hartimi dhe deklarimi elektronik në sistemet e administratës tatimore
•Procedura në QKB dhe institucione të tjera përkatëse
•Konsulencë për legjislacionin tatimor dhe fiskal
 
Shërbime për Pagat dhe Sigurimet
•Përgatitje dhe dorëzim i listëpagesave
•Procedura për paaftësi të përkohshme në punë
•Procedura për leje lindje
•Administrimi i detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
 
Shërbime Bankare dhe Administrative
•Veprime bankare (transferta, depozitime, pagesa pagash)
•Procedura administrative për biznesin
 
Taksa Vendore dhe Shërbime Doganore
•Menaxhimi i taksave dhe tarifave vendore
•Konsulencë dhe procedura me administratën doganore
 
Auditim dhe Konsulencë Profesionale
•Auditimi i pasqyrave financiare për subjekte që nuk mbajnë kontabilitetin pranë studios sonë
•Konsulencë profesionale në fushën financiare dhe fiskale
 
Vlerësim i Pasurive të Paluajtshme
•Vlerësim profesional për truall dhe ndërtesa

Shërbime për Biznesin e Vogël

AK Studio Consulting ofron shërbime profesionale për bizneset e vogla, duke i mbështetur në përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe administrative, si dhe në menaxhimin korrekt të aktivitetit të tyre.
 
Shërbimet tona përfshijnë:
•Deklarime mujore elektronike në sistemin e tatimeve, përfshirë:
•deklarimin e të punësuarve rishtazi
•dorëzimin e listëpagesave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
•deklarimin e tatimit në burim
•Hartimin dhe deklarimin e deklaratës vjetore të të ardhurave
•Deklarimin elektronik të inventarit në sistemin e administratës tatimore
•Kryerjen e procesit të fiskalizimit të subjektit, përmes softuerit të fiskalizimit devPOS

Shërbime për Individët

AK Studio Consulting ofron mbështetje profesionale edhe për individët, duke i ndihmuar në përmbushjen e detyrimeve tatimore, në proceset e vlerësimit të pasurive dhe në zhvillimin profesional në fushën ekonomike.
 
Shërbimet tona përfshijnë:
•Hartimin dhe deklarimin elektronik të deklaratës vjetore të të ardhurave për individët, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.
•Vlerësimin e pasurive të paluajtshme, përfshirë truall dhe ndërtesa, për qëllime ligjore, financiare apo transaksionesh.
•Kurse trajnimi dhe formimi profesional në fushën e ekonomisë, me fokus në Kontabilitet dhe Fiskalitet.
Programet e trajnimit ofrohen nga qendra jonë e formimit profesional, e licencuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me licencë LN-2331-05-2021.
Open chat
1
Peshendetje!
Si mund te ju ndihmojme ?