Shërbime Fiskale
Ne AK Studio Consulting, Sherbimet Fiskale jepen sipas permbatjes se me poshtme:
Konsulencë Fiskale e Zakonshme
Ky shërbim përfshin mbështetjen e vazhdueshme të biznesit dhe profesionistëve të punësuar në lidhje me çështjet e legjislacionit fiskal.
Pikat kryesore të shërbimit përfshijnë:
•Informim dhe udhëzime mbi ligjin dhe rregulloret fiskale aktuale
•Azhornim të vazhdueshëm të biznesit mbi ndryshimet në kuadrin ligjor fiskal
•Asistencë praktike për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të lidhura me:
•TVSH
•Tatimin mbi fitimin
•Procedurat doganore
•Taksa të tjera vendore dhe shtetërore
Ky shërbim siguron që biznesi të operojë në përputhje me ligjin, të minimizojë rreziqet dhe të marrë vendime të sigurta në fushën fiskale
- Deklarimet tatimore
AK Studio Consulting ndjek për klientët e saj të gjitha procedurat e plotësimit dhe deklarimit të detyrimeve tatimore, duke përfshirë:
•TVSH
•Sigurime Shoqërore dhe Shëndetësore
•Tatimin mbi te ardhurat personale nga biznesi / korporative
•Akciza dhe taksa të tjera
Të gjitha deklarimet realizohen nën supervizimin e ekspertëve tanë fiskalë, duke analizuar profilin e biznesit dhe duke siguruar maksimizimin e përfitimeve fiskale në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Informacion mbi Lehtësirat Fiskale
AK Studio Consulting mbetet gjithmonë e azhurnuar mbi legjislacionin fiskal dhe politikat shtetërore që stimulojnë aktivitetet ekonomike, duke përfshirë:
•Subvencione dhe grante
•Politika të tjera lehtësuese fiskale
Ne informojmë dhe këshillojmë bizneset për të përfituar nga këto lehtësira dhe marrim përsipër ndjekjen e të gjitha procedurave, duke siguruar përmbushjen e kushteve dhe kritereve të vendosura nga institucionet publike dhe organizatat joqeveritare (OJF).
Ky shërbim ndihmon bizneset të maksimizojnë përfitimet fiskale, të përmirësojnë menaxhimin financiar dhe të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nga politika shtetërore.
