rreth nesh

Kush jemi ne?
Kush Jemi Ne?
 
AK Studio Consulting u themelua në Prill 2018 nga Z. Aleksandër Zefi. Studio jonë është krijuar dhe dedikuar për t’iu përgjigjur nevojave të bizneseve dhe individëve që kërkojnë mbështetje profesionale dhe zgjidhje të sigurta për situatat e ndryshme financiare, fiskale dhe administrative.
 
AK Studio Consulting ofron një paketë të plotë shërbimesh të specializuara në fushën e këshillimit dhe edukimit profesional për subjekte dhe individë, duke përfshirë:
•Shërbime auditimi
•Shërbime financiare dhe kontabiliteti
•Konsulencë fiskale dhe tatimore
•Shërbime doganore
•Vlerësim të pasurive të paluajtshme
 
Gjithashtu, studio jonë operon si Qendër Trajnimi për Formim Profesional, e akredituar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me Licencë LN-2331-05-2021, për ofrimin e kurseve profesionale në fushën e kontabilitetit dhe fiskalitetit.
 
Synimi ynë është ndërtimi i një strukture profesionale që mbështet klientët në aktivitetin e tyre të përditshëm, duke ofruar shërbime të personalizuara, të besueshme dhe me standarde të larta profesionale.
 
Ekipi ynë përbëhet nga ekspertë fiskalë, auditues të brendshëm të certifikuar në sektorin publik dhe privat, vlerësues të pasurive të paluajtshme, si dhe specialistë të legjislacionit tatimor dhe doganor, të cilët kanë përvojë në trajtimin e çështjeve të ndjeshme dhe komplekse në këto fusha.
 
Profesionalizmi dhe përkushtimi në fushat e financës, auditimit, vlerësimit, fiskalitetit dhe kontabilitetit janë baza mbi të cilën mbështetet studio jonë në ofrimin e shërbimeve ndaj klientëve.
 
Objektivi ynë është të ofrojmë shërbime sa më cilësore, duke ndihmuar klientët tanë në zgjidhjen e shpejtë, efikase dhe të sigurt të kërkesave dhe nevojave të tyre.
Open chat
1
Peshendetje!
Si mund te ju ndihmojme ?